Hoxhaj për mosakreditimin e universiteteve: hap i nxituar, i papranueshëm
BKT
Lajme

Hoxhaj për mosakreditimin e universiteteve: hap i nxituar, i papranueshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e universiteteve publike të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Ai e ka quajtur atë një vendim i i nxituar dhe aspak i pranueshëm.

Reagimi i plotë:

Është i nxituar dhe aspak i pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinjë në Universitetet Publike të Prizrenit, atë të Pejës dhe Mitrovicës. Ka qenë sfidë e vërtetë themelimi i tyre vite më parë dhe asesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve për të studiuar në këto universitete. Megjithëse ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit. Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të funksionalizuar këto universitete, ashtu sikurse do të kërkoj gjithnjë cilësi dhe kushte më të mira.


MË SHUME NGA Lajme