21:38 / 15.07.2019
Edhe Tottenhami hynë në garë për Alves
Tottenahm Hotspur ka hyrë në garë për mbrojtësin e PSG-së, Dani Alves.
Brazilianit i ka përfunduar kontrata me PSG dhe është një lojtar i lirë i cili mund të transferohet në Premier League.
Manchester City është i interesuar për brazilianin pasi Guardiola po kërkon një bashkim me lojtarin të cilin e ka trajnuar gjatë kohës kur ishte trajner i Barcelonës.
Pos Cityt tjetër klub i interesuar për brazilianin është edhe Arsenali, transmeton KosovaPress.
Tottenhami po e sheh Alvesin si zëvendësim i Kieran Tripper ose Serge Auier të cilët u larguan.























