10:29 / 16.07.2019
Tottenham e United në garë për mbrojtësin e Dinamo Zagrebit
Mbrojtësi i Dinamo Zagrebit, Dani Olmo është duke u kërkuar nga dy gjigantët anglez Tottenham dhe Manchester United.
Spanjolli ishte i lidhur me një rikthim te ish-klubi i tij Barcelona. Tottenahmi dhe United janë gati të paguajnë 40 milionë euro për spanjollin.
“Ka shumë bisedime me shumë ekipe, nuk e di cila është e vërtetë dhe cila jo, dua të pushoj njëherë dhe pastaj kur te kthehem dua të flas me agjentin tim. Gjithmonë kam thënë se dua të rikthehem në Spanjë por do të shohim, kam respekt për të gjitha ekipet që janë të interesuar për mua”, deklaroi Olmo.























