19:09 / 16.07.2019
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Minutat shtesë kanë qenë fatale për Shkëndijën e Tetovës.
Liliu në minutën shtesë ka shënuar për estonezët e Kalju, duke i dhënë fund ëndrrës evropiane të tetovarëve.
Shkëndija është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht në Shkup nga Kalju me rezultat 1-2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Ugge që në minutën e gjashtë.
Golin e barazimit për Shkëndijën e shënoi Agim Ibraimi nga penalltia në minutën e 62-të.























