Pacolli: Zgjedhja e Von der Leyen në krye të KE’së, lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se zgjedhja e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.
Tutje, ministri ka thënë se pret me padurim të punojnë më presidenten e re për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët, si një element i rëndësishëm për perspektivën evropiane.
Postimi i plotë
Urime për Presidenten e sapozgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin tonë.
Ne presim me padurim të punojmë me të për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë si një element i rëndësishëm në perspektivën evropiane të vendit tonë























