10:23 / 17.07.2019
Zyrtare: De Ligt lojtar i Juventusit
Juventusi ka transferuar në ekip yllin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.
De Ligt mbërriti në Torino ku qindra fansa e priten duke brohoritur.
Ajaxi do të fitojë 75 milionë euro nga holandezi, i cili pritet që brenda disa ditësh të nënshkruajë edhe formalisht kontratën me “Zonjën e vjetër”.
“Përshëndetje, jam shumë i lumtur që jam këtu”, ishin fjalët e para të holandezit.























