17:44 / 17.07.2019
Milani gati të bëjë një shkëmbim me Leipzigun
AC Milani është gati për të bërë një shkëmbim për të marrë në ekip mbrojtësin e Leipzigut, Dayot Upamecano.
Milani po kërkon një qendërmbrojtës që mund të luajë përkrah Alessio Romagnoli.
“Rossonerët” janë gati të ofrojnë mesfushorin e tyre, Hakan Calhanoglu për të fituar mbrojtësin e Leipzigut, Upamecano.























