19:35 / 17.07.2019
Zyrtare: Roma zbulon përforcimin e ri
Gianluca Mancini ka kompletuar transferimin te Roma.
Skuadra nga ‘Olimpico’, ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Gianluca Mancini, nga Atalanta.
“AS Roma janë të kënaqur të konfirmojnë nënshkrimin me mbrojtësin italian Gianluca Mancini”, thuhet në njoftimin e Romës, përcjell lajmi.net.
Mancini i bashkohet Romës në formulën e huazimit, për dy milionë euro.
Sipas marrëveshjes, ‘Giallorosët’ duhet të finalizojnë transferim të përhershëm për një shumë fillestare prej 13 milionë euro.























