Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuari i parë do të jetë këngëtari Vullnet Ibrahimi,i cili do të flas rreth videoklipit të tij të ri.

Avokati i popullit kërkon nga bankat parandalimin e diskriminmit  ndaj të moshuarve, për të diskutuar rreth kësaj çështje i ftuar do të jetë Mehdi Geci, zv.avokati i popullit.

Ndërkaq, lidhje direkte do të ketë nga 'Prifest 2019', i cili nesër shënon ditën e tretë të këtij edicioni.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme