Zyrtari i DASH tjetër “shuplakë” opozitës, dënon bojkotin e institucioneve
BKT
Shqipëri

Zyrtari i DASH tjetër “shuplakë” opozitës, dënon bojkotin e institucioneve

Opozita në Shqipëri ka marrë një tjetër “shuplakë” nga Departamenti Amerikan i shtetit.

Ndihmës sekretar shteti për Euroazinë, Philip Reeker, gjatë samitit në Uashington ka thënë se Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”, ka deklaruar Reeker.

Ky deklarim gjatës ditës së sotme është publikuar në Twitter nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.


MË SHUME NGA Shqipëri