17:48 / 18.07.2019
Isufi: Në PAN ka mendime të ndryshme, por koalicioni është stabil
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se koalicioni PAN ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara, por nuk ka përçarje, që ta rrezikojë koalicionin.
Ai ka folur të enjten në “Imazh” te RTK.
“Në brendësi të koalicionit nuk ka ndonjë problem, ka ndonjëherë mendime të ndryshme për temat, gjë që është normale. Momentalisht nuk shoh ndonjë përçarje që e rrezikon koalicionin”, ka thënë Isufi. “Opozita nuk është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë (rrëzimin e Qeverisë v.j.), qoftë për shkak të zgjedhjeve të LDK-së, ndarjes së Vetëvendosjes dhe në anën tjetër stabilitetit që e ka koalicioni”.
Ai ka theksuar se AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë pasur kohëve të fundit debat, por ka ekzistuar komunikimi dhe është gjetur mirëkuptimi.























