Reus: Refuzova ekipet e mëdha evropiane për Dortmundin
BKT
Sport

Reus: Refuzova ekipet e mëdha evropiane për Dortmundin

Kapiteni i Dortmunit, Marco Reus thotë se nuk është penduar që refuzoi ekipet e mëdha evropiane për të qëndruar në skuadër.

Reus iu bashkua Dortmundit në vitin 2012 dhe në vitin 2013 arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve ku humbën nga Bayern Munich.

“Kisha oferta nga shumë klube të mëdha evropiane si Barcelona, Arsenal, PSG, Milan, United dhe City. Mendova për këto oferta një kohë të gjatë, por unë i përkas këtij klubi”, deklaroi ai. 

Ai në fund tha se ëndrra e tij është të fitojë gjithçka me klubin gjerman.