18:09 / 18.07.2019
Kjo është oferta e çmendur e Juventusit për Pogban
Juventusi është gati të bëjë një super ofertë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Derisa “Los Blancos” po shihen si favorit për francezin, “Zonja e Vjetër” është gati të sakrifikojë tri yjet e skuadrës për t’ia ‘rrëmbyer’ lojtarin në momentin e fundit.
Juve është e gatshëm t’i sakrifikojnë Joao Cancelon, Blaise Matuidi dhe Douglas Costa vetëm për ta bërë të vetin Pogban.
Kampioni italian ka bërë të ditur se nuk ka para ta blejë Pogba, pasi “Djajtë e Kuq” kërkojnë 180 milionë euro.























