18:43 / 18.07.2019
Liverpool e Arsenal gati ofertat për Pepen
Liverpooli dhe Arsenali kanë bërë gati ofertat për yllin e Lilles.
Mediat franceze thonë se 24-vjeçari kërkon të largohet nga ekipi francez këtë verë dhe shumë klube janë të interesuara për të.
Sulmuesi me prejardhje nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 23 gola në 41 paraqitje dhe vlera e tij kushton rreth 60 milionë euro.
Interesim për shërbimet e Nicolas Pepe ka shprehur edhe skuadra italiane në Serie A, Inter.























