15:02 / 19.07.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Arnisa Morina, avokate e cila do të flas për ushtrimin e profesionit të avokates në Kanada.
Ndërkaq, e ftuara e radhës do të jetë Zhaneta Xhemajli, zyrtare e filmave, menaxhere për protokol, "PRIFEST 2019".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























