Tottenhami, 25 milionë euro për talentin e Fulhamit
BKT
Sport

Tottenhami, 25 milionë euro për talentin e Fulhamit

Tottenhami do të ketë ndryshime në repartin e mbrojtjes.

Pas Trippier, që kaloi tek Atletico e Madridit, është radha e Danny Rose për t’u larguar, pasi ka oferta, ndërsa drejtuesit kanë nisur punën për t’i zëvendësuar ata.

Përforcimi për krahun e majtë të do të jetë Ryan Sessegnon, talenti i Fulhamit, i cili vlerësohet 35 milionë euro, por duke patur vetëm një vit kontratë Tottenhami synon ta mbyllë sa më shpejt këtë operacion për 25 milionë euro.