17:31 / 19.07.2019
Haradinaj lë postin mes lotësh
“Emocional mund të jem, por lotët nuk po i shoh, nuk e kam zgjedh këtë realitet, nuk mund të shkoj në këtë mënyrë”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Haradinaj kështu e ka arsyetuar gjendjen e tij emocionale në një konferencë për media pas dorëheqjes, ku i dolën edhe lotët .
Haradinaj ka dhënë sot dorëheqje nga posti i kryeministrit pas pranimit të ftesës në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale./RTKlive























