19:04 / 19.07.2019
Haradinaj kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme
Pasi paraqiti dorëheqjen, Ramush Haradinaj ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, i cili ka thënë se i ka propozuar presidentit që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Presidenti i ka kompetencat e veta, unë i kam propozuar dhe i kam kërkuar presidentit që vendi të shkojë në zgjedhje. Mandati është më i sigurt tek populli në këtë rast, pra me ia kthye popullit, populli le të vendos pastaj, qytetarët si të veprohet. E kam thënë po ashtu se do të garoj, do të ofrohem me ato pikëpamje qeverisëse, programore, për të ardhmen dhe do ta respektoj verdiktin e popullit”, tha ai.























