Molliqaj: E papranueshme ftesa e Speciales për Ramush Haradinajn
RTKlive
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë qe na u imponua nga insistimet e Serbisë.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë.
Postimi plotë i Molliqajt:
Nuk mund të nxjerrë vendime të drejta, një gjykatë e padrejtë qe na u imponua nga insistimet e Serbisë. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë. Institucionet e Kosovës duhet ta gjykojnë çfarëdo krimi që ka ndodhur në Kosovë.
Është e papranueshme ftesa e speciales për Ramush Haradinajn, ashtu siç është e padrejtë vet kjo gjykatë.
Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj është dashur të ftojë të gjitha partitë për diskutim para këtij vendimi. Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja, por rrugën për të ecur përpara duhet ta vendosim bashkë, në një diskutim gjithë-shoqëror.























