22:26 / 19.07.2019
Halimi: Haradinaj me plot fjali të tij e filloi fushatën elektorale
Analisti politik Fisnik Halimi, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj nga sot ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Zoti Haradinaj duke pasë parasysh që është afër fundit të qeverisjes së tij, vendosi që ai të jetë rrëzuesi i Qeverisë dhe sot me plot fjali të tij e filloi fushatën elektorale. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm që Kosova s’ka qeveri më, edhe ne jemi në fushatë elektorale. A do të mbahen zgjedhjet me 1 shtator, a do të mbahen më 6 shtator, a do të mbahen më 15 shtator…”, ka thënë ai.























