Nait Hasani: Ishte lajm i rëndë për mua Ramush!
RTKlive
Deputeti u Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se thirrja e sotme për Ramush Haradinajn për të tretën herë për intërvistim tash në Gjykatën Speciale të formuar nga Kuvendi i Kosovës për të njëjtat akuza, tregon veprimin politik të gjykatës Speciale kundër luftës.
Statusi i plotë:
Ramush,
Ishte lajm i rënd për mua sot Ramush, por je Dukagjinas i fjalës dhe besës, i një regjioni që ka pas e ka emër e që ka pas burra që moti që i kanë dalë zot këtij vendi e atdheu sa herë ka qenë në nevojë e në rrezik.
Trimat e Dukagjinit nuk i ka frikësuar as Sulltani, as krali, as mbreti, e ty Ramush as Gjykatat e Hagës, as ato Speciale në mbrojtje të atdheut dhe shtetit të Kosovës, ti ke tejkalu sfida në luftë dhe në paqe.
Dorëheqja jote Ramush, nga pozita e Kryeministrit pas vendimit që more nga gjykata Speciale për intervistim edhe për të dytën herë si Kryeministër, nga përfundimi i gjykimit në Tribunalin e Hagës ku u shpalle i pafajshëm dhe u lirove nga të gjitha akuzat.
Thirrja e sotme për të tretën herë për intervistim tash në gjykatën Speciale të formuar nga Kuvendi i Kosovës për të njëjtat akuza, pse ne si Shqiptarë kem luftuar për tu çliruar nga okupimi serbë, tregon veprimin politik të gjykatës Speciale kundër luftës Çlirimtare të UÇK-së për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Dorëheqja e jote Ramush nga pozita e Kryeministrit për herë të dytë është akt burrëror e politik, kombëtar e familjar dhe regjional si në shërbim të shtetit të Kosovës dhe luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri e çlirim dhe pavarësi nga Serbia.
Ky veprim i gjykatës Speciale në momentet e tashme të dialogut Kosovë - Serbi është në një formë dhe hakmarrje politike kundër punës tënde si Kryeministër që bëre këto dy vite, në mbrojtjen e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë në dialog para faktorit politik ndërkombëtar në të drejtën juridike të Kosovës si shtet i pavarur e sovran në kufijtë e së drejtës historike e etnike, dhe politik shtetërore të njohur ndërkombëtarisht nga 114 shtete dhe për taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës, kundër Serbisë. Këtu më siguri se janë të involvuar drejtpërdrejtë dhe politikat hakmarrëse nga çdo anë kundër Kosovës në çdo formë.
Po, Ramush me veprimin tënd sot ke treguar se pozita politike si Kryeministër nuk është asgjë në raport me mbrojtjen e shtetit të Kosovës dhe luftës së shenjtë të UÇK-së të larë me gjakun e mijëra dëshmorëve dhe gjakun e vëllezërve tuaj dëshmorë, Luan e Shkëlzen Haradinaj.
Mallkimi qoftë mbi ata e mbi familjet e tyre që ende punojnë kundër atdheut !
Ramush, jam me ty dhe me të gjithë ata Ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në çdo kohë në mbrojtje të atdheut dhe të drejtës tonë për liri, para çdo gjykate speciale e kujt do qoftë!
Vetëm burrat si ti japin çdo gjë për atdheun !























