De Ligt tregon pse zgjodhi Juven
BKT
Sport

De Ligt tregon pse zgjodhi Juven

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka treguar arsyen pse ka vendosur të luajë për “zonjën e vjetër” dhe jo për Barcelonën dhe Parisin.

Ai ka thënë se zgjodhi Juven pasi është fans i Juves që prej kohës kur ka qenë fëmijë.         

“Kam menduar shumë, vendosa të largohem pasi humba në gjysmëfinale me Ajaxin vitin e kaluar. Shumë njerëz flasin për mua, dua të jap më të mirën. Si fëmijë e doja Fabio Cannavaron prandaj vendosa të vesh fanellën e ‘zonjës së vjetër’”, tha De Light.

“Jam fans i Juventusit që prej fëmijërisë. Italia ka një traditë të madhe në mbrojtje, për mua është një sfidë e madhe. Juventusi me tregoi këtë gjë prandaj vendosa të luaj për ta dhe jo për Barcelonën e Parisin”, deklaroi ai.