United gjen zëvendësuesin e Maguires
BKT
Sport

United gjen zëvendësuesin e Maguires

Manchester United është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.

“Djajtë e Kuq” po mundohen ta transferojnë në ekip qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire, mirëpo nëse kjo gjë dështon, atëherë 21-vjeçari është zëvendësimi adekuat. 

Demiral nënshkroi për “Zonjën e Vjetër” për 18 milionë euro, mirëpo është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Torino, pasi vendi në ekipin e parë nuk është i sigurt.