09:41 / 21.07.2019
Kolona të gjata në kufirin Serbi-Kosovë
RTKlive
Numri i madh i mërgimtarëve që ka “vërshuar” drejt vendlindjes, ka shkaktuar përsëri kolona të gjata në pikat kufitare
Si gjithmonë, pritjet më të mëdha janë në pikën kufitare të Merdares.
Aty qytetarët po duhet të presin deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova.
Pritje ka edhe te Dheu i Bardhë, teksa qytetarët po bllokohen deri në 20 minuta në dalje të Kosovës.
























