Para dorëheqjes, Haradinaj mori një vendim të rëndësishëm për sigurinë
BKT
Lajme

Para dorëheqjes, Haradinaj mori një vendim të rëndësishëm për sigurinë

RTKlive

Para dy ditësh, kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ka miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Zëvendësministri në largimi FSK-së, Burim Ramadani, po e quan këtë si vendim të madh.

Ramadani përmes një shkrimi në 'Facebook' ka thënë se kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në kompletimin e politikave strategjike të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ai ka shkruar se Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila është për të gjithë dhe promovon një vizion të vetëm: Kosova, e sigurt, e mbrojtur dhe prosperuese.

“Strategjia e Sigurisë së Kosovës u miratua të premten, më 19 korrik, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërsa para tri ditësh më 16 korrik 2019 u miratua në Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Kjo paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm në kompletimin e politikave strategjike të Kosovës në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”, ka shkruar Ramadani.

Ramadani ka përmendur edhe qëllimet shtetërore strategjike e të cilat sipas tij janë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, forcimi, avancimi dhe modernizimi i institucioneve, përshpejtimi i zhvillimit ekonomik dhe Thellimi i vazhdueshëm i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kemi punuar 1 vit në këtë Strategji, e cila domosdoshmërisht ka qenë punë komplekse, sensitive dhe e mbushur me parapërgatitje në bazë të dokumenteve të klasifikuara përgjithësisht. Strategjia e Sigurisë është dokument i Kosovës. Merr për bazë nevojat dhe kërkesat e Kosovës në siguri, ndërsa kemi pasur këshillim të vazhdueshëm nga nivele të ndryshme të SHBA-së”, ka shkruar Ramadani. 


MË SHUME NGA Lajme