14:26 / 22.07.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Alidin Murturi, artist i tatuazheve, i cili do të na njoftojë për pasionin për tatuazhet.
Kurse drejtpërdrejt nga Brigada e Zjarrfikësve do të paraqitet Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Latif Zeka, shef i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, do të na njoftojnë për përgatitjet e zjarrfikësve për temperaturat e larta dhe kushtet e zjarrfikësve.
Ndërkaq Diana Matoshi-Krasniqi nga KDI do të flasë për problemet në prokurimin publik.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























