17:32 / 22.07.2019
Rama: Krenar për PS-në
“Mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e Reformës në Drejtësi, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri u shpreh krenar për PS-në dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen.
“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane. Krenar për PS-së dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, tha Rama.























