Shtyhet për disa orë fluturimi i Haradinajt
BKT
Lajme

Shtyhet për disa orë fluturimi i Haradinajt

Fluturimi i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj drejt Hagës është shtyrë.

(E plotësuar) Arsye për këtë shtyrje janë vonesat e kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve ‘Austrian Airlines’”, thuhet në njoftim.

Haradinaj niset për në Hagë: Do ta mbroj gjithmonë të drejtën tonë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, është nisur për në Hagë.

Me një status në 'Facebook', Haradinaj e ka lënë mesazhin e fundit duke thënë se gjithmone do ta mbrojë të drejtën tonë.

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë” shkruan Haradinaj në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme