14:10 / 23.07.2019
Thaçi uron Johnsonin: Britania, partner strategjik
Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka uruar Boris Johnson me rastin e zgjedhjes Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.
Thaçi në një postim në 'Facebook' ka shkruar se pavarësisht zhvillimeve mirëpret vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit me të dyja vendeve.
”Boris Johnson është zgjedhur sot lider i ri i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës uroj mikun tim Johnson, popullin britanik dhe mirëpres vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Britania e Madhe është partner strategjik, derisa miqësia jonë është e përhershme. HTH”, ka shkruar Thaçi.























