Muriqi: Kam ardhur te Fenerbahçe ta vendos emrin tim me shkronja të arta
BKT
Sport

Muriqi: Kam ardhur te Fenerbahçe ta vendos emrin tim me shkronja të arta

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon të tregojë klasin e tij edhe te skuadra e re.

Tashmë te Fernerbahce, Muriqi ka shënuar tre gola në dy ndeshje, shkruan Olle.

Pas ndeshjes së djeshme ndaj Wolfsburg ku Muriqi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, ai deklaroi:

“Fillimisht, unë mendoj se jam ambientuar shumë mirë te Fenerbahçe, që kur kam ardhur. Shumë prej lojtarëve i njihja edhe më parë, shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë. Dua të vendos emrin tim me shkronja ë arta këtu. Kam ardhur pikërisht këtë gjë”, ka thënē Muriqi.