18:27 / 23.07.2019
Rrecaj: Në Gjykatën Speciale do të vërtetohet pastërtia e UÇK-së
Avokati Tahir Rrecaj ka thënë se edhe në Gjykatën Speciale ashtu si në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës do të vërtetohet pastërtia e UÇK-së.
Ai ka folur të martën në “Imazh” te RTK.
“Gjykata Speciale, deshëm apo s’deshëm ne, është një realitet që ka ndodhur dhe tani ne duhet të ballafaqohemi me këtë gjykatë. Është mirë që të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ftohen t’u përgjigjen thirrjeve dhe duhet t’u përgjigjen. Në Gjykatën Speciale, siç ka ndodhur edhe në Tribunalin e Hagës, do të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së” ”, ka thënë ai. “Ne nuk kemi çka të fshehim”.























