Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
E ftuara e parë do të jetë Vlora Hajdini, koordinatore e Programit për Edukim në Galerin e Arteve të Kosovës (GKK) e cila do të flas rreth laboratorit të kreativitetit/Mbrojtja e ambientit.
Ndërsa, për të diskutuar rreth ngritjes së kapaciteteve diplomatike dhe ekonomike i ftuar do të jetë Agim Shahini, kryetar i AKB-së.
Lidhje direkte do të ketë nga sheshi ku hapet panairi tradicional 'Ditët e diasporës', ku prej atje do të flas Isni Kilaj, zv. Ministrër në Ministrinë e Diasporës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























