Zidane: Asgjë nuk ka ndryshuar për Bale
BKT
Sport

Zidane: Asgjë nuk ka ndryshuar për Bale

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, ka thënë se situata është e njëjtë për kapitenin e Uellsit.

Gareth Bale, i cili e shpëtoi Realin nga humbja prej Arsenalit, dje duke shënuar pasi hyri në lojë.

Pavarësisht lojës së mirë Zidane ende mendon se 30-vjeçari ka shumë mundësi për t’u larguar para se të fillojë sezoni.

“Ai luajti mirë dhe jam i gëzuar. Ai është me ne dhe do të vazhdojë të punojë me ne. Luajtëm mirë 10 kundër 11, ndërsa ende më mirë kur luajtëm 10 kundër 10. Nuk kam biseduar ende me të. Ai ka ushtruar normalisht andaj ka luajtur. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë situatë”, deklaroi ai.