16:05 / 24.07.2019
Fifi publikon këngën e re “Shqipe”
Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi – Fifi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“Shqipe” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike verore.
Kënga është punuar nga vet Fifi në muzikës dhe tekst, ndërsa incizimi është bërë në studion e Cekic Beatz.
“Shqipe” vjen edhe me një klip mjaft interesant, në të cilin Fifi shfaqet me një performancë mjaft atraktive
Kënga flet për dashurinë e shqiptarëve ndaj vendit, duke iu referuar vazhdimisht patriotizmit me fjalën “Shqipe”.























