Ja kur pritet të dalin në shitje biletat për Kosovë – Çeki
BKT
Sport

Ja kur pritet të dalin në shitje biletat për Kosovë – Çeki

Adhuruesit e futbollit të Kosovës me padurim janë duke e pritur ndeshjen e 7 shtatorit që zhvillohet në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Çekisë.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe tashmë mund të vlerësohet si njëra nga më të rëndësishmet në historinë e futbollit tonë.

Interesimi për këtë takim duket të jetë tejet i madh por Federatës së Futbollit të Kosovës nuk po i ngutet sa i përket biletave. Burime të Zërit, mësojnë se biletat do të dalin në shitje tek në muajin e ardhshëm me 25 gusht.

Padyshim kjo datë tash për tash duket bukur larg, kur dihet se kombëtaret e mëdha si Anglia në sfidën me Kosovës, Franca me Shqipërinë e shumë tjera veçse i kanë nxjerrë biletat në shitje.

Të kujtojmë se Kosova është në pozitën e tretë me 5 pikë të tubuara një më pak se Çekia, që është në pozitën e dytë dhe padyshim një fitore e mundshme do ta afronte Kosovën shumë afër kualifikimit dhe kjo edhe është arsyeja që “dardanët” me padurim po i presin biletat të dalin në treg.