Kiezer: Nuk e dua Fernandes në United
BKT
Sport

Kiezer: Nuk e dua Fernandes në United

Trajneri i Sportingut, Marcel Keizer, dëshiron që ylli i skuadrës, Bruno Fernandes të qëndrojë në klubin portugez, pavarësisht interesimit të “Djajve të Kuq”.

United ka transferuar në ekip Daniel James dhe Aaron Wan-Bissaka, ndërsa është vënë në kërkim të Fernandes. Kiezer tha se një lojtar i kualitetit të tij nuk mund të zëvendësohet.     

“Nëse do të varet nga unë, transferimi duhet të mbyllet. Të gjitha ekipet janë duke pritur për të parë çfarë do të ndodhë. Sportingu po mundohet të bëjë më të mirën për ta mbajtur lojtarin, por ne nuk mund t’i mbajmë tërë lojtarët. Një lojtar i kualitetit të tij nuk mund të zëvendësohet”, deklaroi ai.

Fernandes ka shënuar 48 gola dhe ka bërë 37 asistime në 107 paraqitje për klubin.