17:41 / 24.07.2019
Emery: Nuk do ta lejoj që Koscienlyn të më shqetësoj
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk është i fokusuar për të ardhmen e Laurent Koscienlyt.
Mbrojtësi nuk pranoi të udhëtojë me bashkëlojtarët në Amerikë për përgatitjet para-sezonale duke kërkuar një transferim në Francë.
“Kam respekt për të. Doja që ai të udhëtojë me ne, në mënyrë që të gjej një zgjedhje. Problemi është vetëm tek ai dhe klubi. Ai vendosi të qëndrojë jashtë. Plani im është të punoj me lojtarët që duan të qëndrojnë”, deklaroi ai.























