“Nikli” humbet në Bratislavë, por mban shpresat për përmbysje në Prishtinë
BKT
Sport

“Nikli” humbet në Bratislavë, por mban shpresat për përmbysje në Prishtinë

Kampioni i Kosovës, Feronikeli është mundur në Bratislavë, kundër Slovan Bratislava, me rezultat 2-1, të mërkurën në kuadër të rundit të dytë në Europa League, transmeton RTKLive.

“Nikli” në duel me skuadrën sllovake, ka bërë paraqitje mjaft të mirë, edhe pse nikoqirët ishin ekip dominues, megjithatë, ky rezultat mund të përmbyset në sfidën e kthimit që luhet pas një javë në “Fadil Vokrri”.

Slovan Bratislava e nisi mirë këtë sfidë, dhe pas nëntë minuta përmes Nono, zhbllokuan lojën, i cili shënoi nga goditja e dënimit, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë solli lojë më të mirë, edhe pse skuadra sllovake kishte iniciative në terren, duke shënuar edhe golin e dytë më anë te Sporar (61’), i cili shënoi nga një penallti diskutabile.

Edhe pas avantazhit prej 2-0, kampionët e Kosovës nuk u ndalën, dhe në minutën e 67-të gjetën rrugën e golit përmes Mendurim Hotit.

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat provuan që sërish ta çojnë topin në portë, megjithatë, kjo sfidë u mbyll me fitoren e Slovan Bratislava, me rezultat 2-1, rezultat ky që mund të përmbyset në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.