Alli: Është nder të luash me Ndombelen në ekip
BKT
Sport

Alli: Është nder të luash me Ndombelen në ekip

Mesfushori i Tottenahmit, Dele Alli ka thënë se është nder të luash me Tanguy Ndombelen te Tottenhami.

Francezi luajti shumë mirë në fitoren e Tottenahmit ndaj “Zonjës së vjetër”, me rezultat 3-2 në kuadër te International Championship Cup.

I pyetur se si po ndihet me Ndombelen si partner, ai tha se është mirë, pasi ai është një lojtar i mirë.          

“Sezonin e kaluar kishim mesfushorë të mirë gjithashtu, ai erdhi po përshtatet shpejtë dhe është një lojtar i mirë. Është një nder të luash me të në Tottenham. Ai është një lojtar sulmues. Kemi disa lojtarë të mirë si Sonny, Lucas dhe Harry, është gjithmonë mirë të shënosh dhe të bësh asistime”, deklaroi ai.