21:56 / 24.07.2019
Roma dhe Arsenali në garë për Diazin
Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz është shumë i kërkuar nga Roma.
Derisa Mariano nuk ka vend në ekipin e parë të trajnerit Zidane për sezonin e ardhshëm dhe klubet evropiane kanë hyrë në garë për të.
Reali harxhoi 300 milionë euro këtë verë dhe po mundohet t’i shesë disa lojtarë për t’i rikthyer paratë.
Roma i ka ofruar lojtarit 6 milionë euro në vit, mirëpo edhe Arsenali ka plane të bëjë një ofertë për të brenda 24 orëve. Edhe Arsenali është i interesuar që ta transferojë Diazin.























