23:16 / 24.07.2019
Cerezo: Shpresoj që Griezmann të trajtohet siç e kemi trajtuar ne
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo mbetet i zhgënjyer me transferimin e Greizmannit te Barcelona.
Barcelona pagoi 120 milionë euro për Greizmanin, por gjiganti spanjoll beson që ai kushton rreth 200 milionë euro.
“Ai vendosi të luajë për një ekip tjetër, ai ka menduar për këtë gjë. Gjeja e vetme që lutem për Greizmannin është se aty ku luan të trajtohet njësoi si e trajtuam ne dhe ta duan njësoi siç e donim ne. A do të fitojë Atletico më shumë se 120 milionë euro për Greizmannin? Nuk e di është, kjo është mes neve dhe Barcelonës”, deklaroi ai.























