Basha firmos paktin për Teatrin, kundër shembjes
Është prezantuar mesditën e të enjtes pakti mes artistëve dhe Partisë Demokratike për Teatrin Kombëtar.
I pranishëm ishte edhe kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili qëndroi i ulur në skenën e teatrit, ndërsa salla ishte e mbushur dhe thërriste: “Rama ik!”.
Regjisori Kastriot Çipi lexoi paktin kundër shembjes së Teatrit. “Duke e konsideruar Teatrin Kombëtar dhe zotën përreth tij si pjesë të patjetërsueshme dhe qendrës historike të Tiranës dhe me vlera të padiskutueshme historike dhe pjesë e trashëgimisë kulturore. Duke i vlerësuar si të paligjshme përpjekjet për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, duke vlerësuar nevojën që ka arti dhe kultura për më shumë mbështetje.
Në momentin kur PD do të jenë shumicë qeverisëse, do të ngarkojnë një strukturë të posaçme për hartimin e një strategjia për mbrojtjen e interesit publik”.
























