Shpërthen transformatori elektrik pranë autostradës Tiranë-Durrës
BKT
Shqipëri

Shpërthen transformatori elektrik pranë autostradës Tiranë-Durrës

Tre persona kanë mbetur të plagosur mesditën e sotme pas shpërthimit të një transformatori elektrik pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një objekti në rekonstruksion dhe shpërthimi dyshohet se ka ndodhur pas një shkëndije elektrike.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.


MË SHUME NGA Shqipëri