17:19 / 25.07.2019
Dybala flet për të ardhmen e tij
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka thënë se dëshiron të luajë vetëm për “Zonjën e Vjetër”.
Argjentinasi po kërkohet nga Manchester United, PSG dhe disa klube tjera evropiane.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim për të ardhmen e tij dhe iu ka bërë të qartë të gjithëve se e ardhmja e tij është në Torino.
“Unë e dua vetëm Juventusin”, deklaroi Dybala. “Zonja e vjetër” është munduar ta shesë argjentinasin për 100 milionë euro, pasi klubi italian i ka shpenzuar paratë për blerjen e holandezit, Matthijs de Ligt.























