Roma nis përsëri bisedimet me lojtarin që ia ‘vodhi’ vjet Barça
BKT
Sport

Roma nis përsëri bisedimet me lojtarin që ia ‘vodhi’ vjet Barça

Roma ka habitur, duke nisur bisedimet për sulmuesin e Barcelonës, Malcom, një vit pasi klubi spanjoll ia rrëmbeu nga dora brazilianin në çastet e fundit të merkatos verore.

Malcom ishte gati t’i bashkohej Romës, saqë kishte shkuar në aeroport për të fluturuar drejt kryeqytetit italian për finalizimin e marrëveshjes verën e kaluar.

Por, Barça kishte ndërhyrë duke bërë ofertë për 22-vjeçarin më pak se një orë pa u mbyllur afati kalimtar i verës.

Lojtari ishte bindur dhe u transferua në “Camp Nou”.

“Corriere dello Sport” pohon se drejtori i tanishëm i Romës, Gianluca Petrachi, ka dhënë dritën e jeshile për zhvillimin e bisedimeve me agjentin e lojtarit, Luis Menezes, për huazimin e Malcomit me opsion për ta blerë, transmeton KJ.

Malcom nuk i përmbushi pritshmëritë te Barcelona, duke shënuar vetëm katër gola në 22 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.