Barcelona vendos ta shesë Coutinhon, ja sa kushton
BKT
Sport

Barcelona vendos ta shesë Coutinhon, ja sa kushton

Barcelona e ka vendosur ta shes yllin brazilian, Philippe Coutinho.

Blaugranët kanë kërkuar 105 milionë euro për të, njoftojnë mediat spanjolle dhe për të janë të interesuar klubet evropiane si PSG, Liverpool dhe United.

Javën e kaluar agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian tha se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka thënë se Coutinho nuk është në shitje, andaj nuk ka shikuar ndonjë ekip për të. 

“Nuk e kemi ofruar lojtarin te klubet e tjera, Barcelona po kërkon që Coutinho të përfshihet në transferimin e Neymarit në “Camp Nou”, mirëpo një gjë e tillë po refuzohet”, deklaroi agjenti i tij.