19:14 / 25.07.2019
U la jashtë nga Conte, Nainggolan befason me skuadrën e re
E ardhmja e Radja Nainggolan mund të jetë në Itali, por larg Interit.
Mesfushori do të largohet nga Inter së bashku me Mauro Icardin nuk janë pjesë e planeve të Antonio Contes.
Mediat në Itali raportojnë se Sampdoria është skuadra e parë që ka kërkuar Nainggolan, raporton albeu.
Por është mesfushori që po shtyn një lëvizje në drejtim të Cagliarit.
Lojtari ka veshur fanellën e Cagliarit gjatë viteve 2010-2014 për t’u transferuar pastaj te Roma.























