Ozil sulmohet me thika, e mbron shoku i skuadrës
BKT
Sport

Ozil sulmohet me thika, e mbron shoku i skuadrës

Fantazisti turko-gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil e ka parë veten ngushtë ditën e sotme në Londër, teksa është sulmuar nga disa persona të armatosur me thika.

Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me mortor dhe nisën të kërcënojnë me thika.

Ishte pikërisht boshnjaku Kolasinac që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij, raporton SS.

Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia.