Limaj përkujton Adem Demaçin
BKT
Lajme

Limaj përkujton Adem Demaçin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar në njëvjetorin e vdekjes veprimtarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin.

Fatmir Limaj:

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari atdhetarin, veprimtarin dhe simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin.

Baca Adem gjithë jetën ia kushtoi Kosovës duke u kthyer kështu në udhërrëfyesin më të mirë se si duhet dhe kontribuohet për vendin.

Ai qëndroi i pathyer prapa grilave për gati tri dekada, në mbrojtje të së drejtës për liri dhe pavarësi, ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar në ish-Jugosllavi.

Jeta dhe vepra e Bacës Adem u bë burim frymëzimi për gjenerata të tëra. Qytetarët e Kosovës gjithmonë do ta nderojnë dhe kujtojnë veprën e bacës Adem.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bacën Adem!

FL


MË SHUME NGA Lajme