10:58 / 26.07.2019
Haradinaj: Sot Demaçin e kujtojmë me nderim dhe përkulje
Kryeministri në largim njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm bëri homazhe pranë varrit të veprimtarit Adem Demaçi.
Haradinaj tha se në njëvjetorin e kalimit në përjetësi, sot Demaçin e kujtojmë me nderim dhe përkulje.
“Popullit të Kosovës, që i është bashku popujve të lirë, sot i duhet përmasa e vendosmërisë së simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, për ta gjetur forcën për të qëndruar konsistent në mbrojtje të interesit nacional”, tha Haradinaj.























